Mjekët pa Kufij shpëtojnë migrantë të tjerë në Detin Mesdhe

Organizata Mjekët pa Kufij (MSF) shpëtoi pothuajse 70 migrantë në pjesën qendrore të Detit Mesdhe gjatë një operacioni tjetër gjatë natës.

Ekuipazhi i anijes “Geo Barents” ka mbi 360 migrantë të shpëtuar në bord, njoftoi sot MSF.

Ndërkohë, ekipi i një anijeje tjetër, “Mare Jonio” tha se kishte kërkuar një port të sigurt nga autoritetet në Itali. Anija e shpëtimtarëve civilë të “Mediterranea Saving Humans” kishte në bord pothuajse 210 migrantë të shpëtuar.

Refugjatët dhe migrantët kryesisht shkojnë drejt Italisë sepse duan të hyjnë në vendet e Bashkimit Evropian.

Nga brigjet e Afrikës së Veriut, një destinacion i zgjedhur shpesh është ishulli i vogël italian i Lampedusa, i cili shtrihet midis Tunizisë dhe Siçilisë.

Rreth 300 migrantë mbërritën sot në Lampedusa dhe u dërguan në bord nga roja bregdetare e Italisë, njoftoi agjencia e lajmeve “Adnkronos”. /atsh