Ballina Auto Modelet elektrike Alfa Romeo Quadrifoglio do të kenë deri në 986 kuaj...

Modelet elektrike Alfa Romeo Quadrifoglio do të kenë deri në 986 kuaj fuqi

Alfa Romeo ka qenë e zëshme në lidhje me të ardhmen e saj elektrike, edhe pse marka e famshme italiane nuk ka nxjerrë ende një model pa motor me djegie. Një crossover nënkompakt do të jetë vetura e parë elektrike e modelit Quadrifoglio kur ajo të lansohet në gjysmën e parë të 2024.

Të apasionuarit do të jenë të lumtur të dëgjojnë se emri “Quadrifoglio” do të vazhdojë jetojë në epokën e pashmangshme të emetimeve zero për të zëvendësuar modelet e sotme të performancës Giulia dhe Stelvio me motor V6.

Detajet në lidhje me madhësinë dhe formën e Quadrifoglio EV të parë janë të turbullta në këtë pikë, por drejtori ekzekutiv i Alfa Romeo, Jean-Philippe Imparato ndau disa detaje të shumta në një intervistë me revistën australiane CarSales, raporton Motor 1.

Modelet e pastra elektrike të cilat mbajnë shenjën e tërfilit me katër fletë do të ofrojnë nga 887 deri në 986 kuaj fuqi (671 deri në 745 kilovat), pra afërsisht dyfish se motori 2.9-litërsh me turbo dyfishtë i montuar në serinë Giulia dhe SUV-të Stelvio.

Kreu i Alfa Romeo përmendi gjithashtu se modelet e ardhshme Quadrifoglio do të përfitojnë nga teknologjia e baterive të gjeneratës së ardhshme me efikasitet të përmirësuar. Kjo do t’i lejojë inxhinierët të reduktojnë kapacitetin e paketës së baterisë për të reduktuar peshën e veturës.

Për më tepër, karikimi me valë po reklamohet nga drejtuesi francez 56-vjeçar. Ai vazhdoi të përmend se teknologjia e baterisë do të përmirësohet në intervale trevjeçare për të qëndruar në krye të lojës së veturave elektrike.

Exit mobile version