Reza Pahlavi, princi i kurorës në mërgim i Iranit, është shprehur kundër çdo negociate me regjimin në Teheran dhe ka bërë thirrje për më shumë protesta brenda vendit.
Ai foli në Konferencën e Veprimit Politik Konservator në Teksas, ku u prit me duartrokitje nga aktivistë dhe ligjvënës republikanë. Pahlavi tha se negociatat me regjimin iranian do të jenë vetëm një mënyrë për të fituar kohë, mashtruar dhe vjedhur, duke shtuar se Teherani nuk do të jetë partner i ndershëm për paqen.
“E vetmja gjë për të cilën mund të mbështeteni te mbetjet e këtij regjimi është të blinin kohë, të mashtronin dhe të vidhnin,” theksoi ai, duke paralajmëruar se regjimi do të vazhdojë me taktikat e tij të vjetra xhihadiste për të kërcënuar Amerikën dhe interesat e saj.
Pahlavi u bëri thirrje iranianëve të protestojnë përsëri kur të vijë momenti i duhur, duke përshkruar veten si një opsion të mundshëm për të udhëhequr një qeveri të re. Ai mori duartrokitje të forta kur i kërkoi turmës të imagjinonte një Iran ku brohoritjet “Vdekje Amerikës” zëvendësoheshin me “Zoti e bekoftë Amerikën”.
Sipas Pahlavit, protesta të qëndrueshme mbarëkombëtare janë mënyra për të sfiduar regjimin dhe për të hapur rrugën për ndryshime politike brenda Iranit. Ndërkohë, ish-presidenti amerikan Donald Trump ka shprehur skepticizëm për udhëheqjen e një qeverie të re nga jashtë, duke sugjeruar se një kandidat brenda vendit mund të jetë më i përshtatshëm
