Ballina Artikuj Mos të dyshojmë në drejtësinë e Zotit, edhe kur na duket se...

Mos të dyshojmë në drejtësinë e Zotit, edhe kur na duket se ajo po vonohet në sytë tanë

Prof.Dr. Rrahman Ferizi

Shpeshherë e kemi dëgjuar këtë thënie.
Shpeshherë e kemi parë me sytë tanë.

Nëse dikush të ka ofenduar, fyer, dëmtuar apo sulmuar – qoftë fizikisht apo shpirtërisht – ndërsa ti ke treguar durim dhe maturi (nuk ke rënë në nivelin e tij shtazor), dhe ia ke lënë në dorë Zotit (edhe pse ke pasur mundësi të hakmerresh në një formë apo tjetër), atëherë ka ardhur koha kur AI E KA MARRË DENIMIN.

Ai person – apo familja e tij – është ndëshkuar në një mënyrë të idhët dhe të dhimbshme, ndoshta me një përfundim të fatkeq.

URTËSI:
Zoti i foli njeriut: “Nëse kthehesh tek Unë me hak ndaj Meje – të fal.
Por nëse vjen tek Unë me hak ndaj robit Tim (njeriut), pa kërkuar falje prej tij – Unë nuk të fal.”

URTËSI PROFETIKE:
Kujdesuni ndaj dëmtimit të njerëzve (në çfarëdo forme), sepse midis lutjes së tyre (shpirtit të tyre) dhe Zotit nuk ka perde.

Zot, na i fal haqet ndaj Teje dhe na ruaj nga haku ndaj njerëzve (Amin).


Prof.Dr. Rrahman Ferizi

Exit mobile version