Motorola prezantoi gjeneratën e katërt të telefonëve me ekran me palosje Moto Razr+

Modeli Ultra ka një procesor Snapdragon 8+ Gen 1 i cili nuk është më i fundit nga Qualcomm. Shoqërohet nga 8GB RAM, 256GB memorie dhe bateri prej 3800 mAh me 30W karikim.

Pas disa muajsh rrjedhje informacioni, gjenerata e katërt e telefonëve me ekran me palosje të Motorola është zyrtarizuar.

Flagshipi është Moto Razr+ i cili do të dalë në shitje nga 23 Qershori për 999 dollarë. Do të shitet edhe një version më i lirë Moto Razr me ekran të jashtëm më të vogël, procesor më të ngadaltë dhe ende pa një datë debutimi dhe çmim.

Telefonët do të shiten ndërkombëtarisht si Moto Razr 40 Ultra dhe Moto Razr 40.

Modeli Ultra ka një procesor Snapdragon 8+ Gen 1 i cili nuk është më i fundit nga Qualcomm. Shoqërohet nga 8GB RAM, 256GB memorie dhe bateri prej 3800 mAh me 30W karikim.

Ekrani ka një madhësi prej 6.9-inç OLED 2640×1080 me frekuencë 165Hz. Ekrani i jashtëm ka një madhësi prej 3.6-inç 144Hz OLED me rezolucion 1066×1056.

Ka një kamër kryesore prej 12-megapiksel dual-pixel me hapje f/1.5 së bashku me një sensor të dytë 13-megapiksel me kënd të gjerë dhe selfie 32-megapiksel.

Modeli standard Moto Razr ka ekran 6.9-inç 144Hz 1080p të brendshëm dhe i jashtëm prej 1.5-inç. Përdoruesit duhet të kënaqen me procesorin Snapdragon 7 Gen 1 me 128GB memorie dhe bateri më të madh prej 4200 mAh.

Kamera e modelit standard do të ketë një sensor prej 64-megapiksel.