Ballina Arritje Teknologji Motorola prezantoi një edicion special të telefonit Edge 70 të zbukuruar me...

Motorola prezantoi një edicion special të telefonit Edge 70 të zbukuruar me kristale Swarovski

Motorola fillimisht prezantoi smartphone-in Edge 70 në tetor në tre ngjyra Pantone, të cilat janë Gadget gri, Lily Pad dhe Green Bronze, dhe tani kompania ka njoftuar një nuancë të re speciale që feston ngjyrën Pantone të vitit 2026, e cila quhet Cloud Dancer.

Kjo ngjyrë përshkruhet si “një nuancë e bardhë e ajrosur që komunikon qartësi në vend të rrëmujës, butësi në vend të spektaklit dhe prezencë në vend të presionit”.

Cloud Dancer “vepron qetësues dhe frymëzues, si reflektim perfekt i balancës dhe sofistikimit”, thuhet në njoftimin për media të Motorolës.

Detaj i veçantë janë kristalet Swarovski, të cilat përfaqësojnë “një detaj eterik që i lejon kreativitetit të marrë frymë dhe fokusit të thellohet, duke rikthyer qetësinë në xhepa, pëllëmbë dhe jetën digjitale”, shtojnë nga Motorola.

Smartphone do të jetë i disponueshëm në “tregje të përzgjedhura” në mbarë botën. Çmimi dhe data e daljes ende nuk janë shpallur.

Exit mobile version