Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski, ka njoftuar është takuar në Francë me ministrin për Evropën, Benjamin Haddad, ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe procesin e integrimit evropian, transmeton Anadolu.
Në një postim në rrjetin social amerikan X, Mucunski tha se gjatë takimit u diskutua për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve, intensifikimin e dialogut politik dhe zgjerimin e bashkëpunimit, me fokus të veçantë në ekonomi.
Ai theksoi se integrimi në Bashkimin Evropian (BE) mbetet një prioritet kyç për vendin, i mbështetur nga Agjenda e Reformave dhe Plani i Rritjes, duke shtuar se palët ranë dakord për nevojën e përshpejtimit të procesit të anëtarësimit bazuar në meritë dhe kritere të qarta.
Sipas tij, gjatë takimit gjithashtu u shkëmbyen qëndrime mbi zhvillimet rajonale, evropiane dhe globale, duke theksuar rolin e Maqedonisë së Veriut si një faktor stabiliteti në rajon.
