Mund t’i vrasësh të pafajshmit, por jo edhe idealin e tyre për liri!

Është vrarë gazetarja e njohur e rrjetit Al Jazeera, palestinezja Shireen Abu Akleh.

Rrjeti i lajmeve nga Katari pohon se gazetarja është qëlluar qëllimisht në fytyrë nga forcat izraelite.

Ka dekada që okupuesit izraelit duan ta ‘pushkatojnë’ të vërtetën dhe që vrasin palestinezë të pafajshëm, duke mos e kuptuar se mund të vrasësh njerëz, por kurrë nuk mund ta ekzekutosh edhe idealin për liri.

Dhe ka dekada që bota është bërë thuajse e pandjeshme ndaj viktimave palestineze dhe atyre të popujve të varfër ku ‘promovohen’ armët e reja.

Me çka kjo botë tregoi sa nuk e kishte kuptuar se sa më i shurdhër je ndaj vajit të fëmijëve të pambrojtur, aq më shumë shtohen mundësit që lufta të arrijë edhe në oborrin tënd – siç erdhi në Ukrainë – si dhe shqisat e të dëgjuarit të t’i rikthejë piskama e fëmijëve tu.

 

Nga Kim Mehmeti