Mundësit kosovarë i shpëtuan tërmetit në Turqi, i ndihmuan edhe njerëzit nën rrënoja

Ekipi i mundjes së të rinjve të Kosovës ishin në Turqi kur ndodhi tërmeti i fuqishëm, por fatmirësisht kanë shpëtuar.

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Turqi dhe Siri.

Mëngjesin e sotëm një tërmet i fuqishëm goditi këto dy vende, duke shkaktuar mijëra vdekje.

Në Turqi ishin edhe ekipi i mundësve të Kosovës, por fatmirësisht ata kanë shpëtuar dhe madje u kanë ndihmuar njerëzve që kishin qenë nën rrënoja.

Kështu ka raportuar së fundmi Federata e Mundjes së Kosovës:

“Ekipi i Federates se Mundjes se Kosoves pjesemarrese ne Turneun nderkombetar “12 February”ne Kahramarash te Turqise fale zotit i shpetoj me te keqes nga termeti katastrofal 7.7 shkall .Te gjitha objektet afer hotelit ku ishim te vendosur ekipa e FMK-se jane rrafshuar per toke. Mundesat tane treguan heroizem te pa pare duke ju ndihmuar njerzve ne germadha.Ekipa e FMK-se per momentin eshte vendosur ne qytetin Kajseri.

Faleminderit per interesim:Naim Muja, Daulina Osmani,Aferdita Fazlija, Ismet Krasniqi, Besim Aliti, Blerim Dajaku”.