Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Muri i kuq” simbolik rreth parlamentit britanik: “Qeveria të ndalojë armatosjen e...

“Muri i kuq” simbolik rreth parlamentit britanik: “Qeveria të ndalojë armatosjen e Izraelit”

Mijëra demonstrues u mblodhën të mërkuren jashtë parlamentit në Londër për të kërkuar që qeveria të ndalojë armatosjen e Izraelit dhe të sanksionojë Tel Avivin, si pjesë e një veprimi të ri të quajtur “Vija e Kuqe për Palestinën”, raporton Anadolu.

Disa deputetë dhe personazhe të famshme iu bashkuan “Vijës së Kuqe për Palestinën” rreth ndërtesës kur seanca javore e Pyetjeve për Kryeministrin (PMQs) ishte duke u zhvilluar në Dhomën e Ulët.

Protestuesit brohoritën: “Ndaloni armatosjen e Izraelit” dhe “Embargo e plotë tani”, ndërsa kritikat ndërkombëtare po shtohen në lidhje me ofensivën ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës dhe kufizimet e ndihmës humanitare për palestinezët.

Gjithashtu, një banderolë e madhe që shkruante “Vdekja e fëmijëve të uritur është vijë e kuqe” u mbajt nga protestuesit pranë parlamentit.

Aktori britanik Khalid Abdalla tha “qeveria është bashkëpunëtore në këtë gjenocid”.

John McDonnell, deputet britanik, e quajti demonstratën si “thelbësisht të rëndësishme”, duke thënë se mijëra njerëz morën pjesë në protestë për të kërkuar që qeveria të dënojë gjenocidin në Gaza.

Ben Jamal, drejtor i Fushatës së Solidaritetit me Palestinën (PSC), një nga organizatorët e tubimit, tha se grupi po formon një mur të kuq simbolik rreth parlamentit për të kërkuar që “qeveria jonë të sanksionojë Izraelin për krimet e tij kundër popullit palestinez”.

Sot në mëngjes, kryeministri Keir Starmer e etiketoi ofensivën izraelite si “të tmerrshme, kundërproduktive dhe të patolerueshme”.

Një sondazh zbuloi sot se shumica dërrmuese e publikut britanik mbështet një embargo të plotë armësh dhe sanksione kundër Izraelit.

Të paktën 54.607 palestinezë janë vrarë në luftën gjenocidale të Izraelit që nga tetori 2023, tha sot Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Exit mobile version