Muslimanët e Ugandës kërkojnë “ligje islame”

Zv/myftiu i Ugandës, Sheikh Mohammed Ali Vaisva, tha se muslimanët e Ugandës duan “ligje në përputhje me Islamin”, raporton Anadolu Agency (AA).

Vaisva u takua me ligjvënësit si pjesë e bisedimeve për ndryshimin e ligjeve.

Në emër të Këshillit të Lartë Musliman të Ugandës, Vaisva bëri thirrje për përgatitjen e ligjeve në përputhje me parimet islame.

“Ne kërkojmë zbatimin e ligjeve islame në lidhje me të drejtat personale si martesa, divorci, trashëgimia dhe kujdestaria dhe formimin e gjykatave të kadive për të kryer këto”, theksoi Vaisva.

Duke përmendur si shembull Gjykatat e Sheriatit në Kenia, Vaisva bëri thirrje për krijimin e të njëjtave gjykata në vendin e tij.