Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Muslimanët në jug të Filipineve në pritje të referendumit historik për autonomi

Muslimanët në jug të Filipineve në pritje të referendumit historik për autonomi

Popullata muslimane More ndodhet në prag të kthesës historike, ku në referendumin e të hënës do të votojë marrëveshjen me të cilën themelohet rajoni Autonom Bangsamoro, i cili në kuadër të Filipineve do të gëzojë autonomi të madhe, raporton AA.

Qeveria filipine dhe Lëvizja e Rezistencës Muslimane arritën marrëveshje paqësore, kurse parlamenti i Filipineve në bazë të saj miratoi një Ligj për të ardhmen e rajonit Bangsamoro.

Hapi i fundit në procesin e formimit të autonomisë dominante muslimane në këtë rajon, është referendumi që do të mbahet më 21 janar.

Bangsamoro përfshin ishullin Mindanao dhe arqipelagun fqinjë Sulu. Autonomia e ardhshme e rajonit Bangsamoro do të përbëhet nga 6 provinca Basilan, Lanao del Sur, Maguindanao, Shariff Kabunsuan, Sulu dhe Tawi-Tawi. Me themelimin e Bangsamoros do të ndalojë së ekzistuari rajoni i deritashëm Autonom, Mindanao Muslimane (ARMM).

Exit mobile version