Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Muslimanët Rohingya po ikin në Bangladesh për t’u shpëtuar masakrave (Foto)

Muslimanët Rohingya po ikin në Bangladesh për t’u shpëtuar masakrave (Foto)

Rreth 18,000 muslimanë Rohingya kanë ikur për në Bangladesh që nga e premtja për t’i shpëtuar masakrave nga shteti i Myanmarit.
Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) tha të mërkurën se ky numër pritet të rritet edhe më shumë në ditët e ardhshme, pasi qindra mijëra mbetën të bllokuar në kufi, raporton Reuters.

Të paktën 109 njerëz janë raportuar të vrarë nga ushtria, por në fakt ky numër është shumë më i madh.

Bangladeshi aktualisht po strehon qindra mijëra refugjatë të Rohingya, por ka kthyer mijëra të tjerë, sipas Reuters.

Rakhine është shtëpia e rreth 1.1 milion muslimanëve Rohingya, qytetarë pa shtetësi që kanë pësuar dekada të tëra të përndjekjes dhe persekutimit. Në vitin 2012, si pasojë e dhunës së budistëve ata u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre. Që nga ajo kohë, shteti ka mbetur i izoluar. /MESAZHI/

Fleeing Rohingya refugees rests under a makeshift shelter, in Bangladesh on August 27, 2017

Exit mobile version