Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Myslimanët në ethe festojnë në rajonin indian në shtetrrethim

Myslimanët në ethe festojnë në rajonin indian në shtetrrethim

Fëmijë të Kashmirit për Bajram

Myslimanët anembanë Indisë festuan Fitër Bajramin të martën, edhe pse festimet e sivjetme mbetën në hije të një serie sulmesh të fundit ndaj komunitetit gjatë muajit të Ramazanit.

Festa zakonisht shënohet me lutje të përbashkëta e dreka të përbashkëta, por festimet në Indi për dy vjetët e fundit janë dëmtuar nga kufizimet e COVID-19. Në Kashmirin e kontrolluar nga India, myslimanët ka tre vjet që u janë nënshtruar masave represive ushtarake pasi India ia suprimoi gjysmautonominë rajonit më 2019, pasuar edhe me masat e mbylljes shkaku i pandemisë.

Rajoni përjetoi gjithashtu ngritje të dhunës gjatë Ramazanit, me të paktën 20 militantë, dy civilë dhe pesë pjesëtarë të forcave të sigurisë të vrarë. /koha

Exit mobile version