Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nancy Pelosi: Krijimi i shtetit të Izraelit një “sukses i shekullit të...

Nancy Pelosi: Krijimi i shtetit të Izraelit një “sukses i shekullit të 20-të”

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi deklaroi se krijimi i shtetit të Izraelit është “arritja më e madhe politike e shekullit të 20-të”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pelosi dhe delegacioni shoqërues u prit me një ceremoni zyrtare në parlamentin izraelit, Knesset.

Sipas një deklarate me shkrim nga Knesseti, Pelosi në fjalën e saj tha se lidhja e sigurisë midis Izraelit dhe SHBA-së është një miqësi e përhershme.

Ajo tha se është krenare që Joe Biden është udhëheqës i tyre, i cili ka treguar besnikërinë e tij afatgjatë ndaj Izraelit për dekada dhe se ai e reflekton këtë në politikat e tij si president i SHBA-së.

Pelosi theksoi se Dhoma e Përfaqësuesve miratoi burime shtesë financiare për mbrojtjen ajrore izraelite në shtator 2021. “Kam thënë shumë kohë më parë: ‘Arritja më e madhe politike e shekullit të 20-të është krijimi i shtetit të Izraelit’. Jam krenare që Amerika është miku më i vjetër i Izraelit”, tha ajo.

Duke iu referuar çështjes së Iranit, Pelosi tha se SHBA-ja dhe Izraeli “janë dakord në luftën kundër terrorizmit që Irani ka krijuar në rajon dhe në luftën kundër zhvillimit të armëve bërthamore të tij”.

Pelosi, duke argumentuar se kërcënimi bërthamor i Teheranit synon të gjithë botën, ajo tha se “Afërsia e Izraelit me Iranin është një shqetësim për të gjithë ne”.

Lidhur me çështjen Palestinë-Izrael, Pelosi theksoi se opsioni të cilit i qëndron SHBA-ja është zgjidhja me dy shtete.

Kryetari i Knesset, Mickey Levy tha se: “Shteti i Izraelit është i nderuar nga kontributi juaj për sigurinë tonë”.

Duke argumentuar se Irani nuk është një problem vetëm për Izraelin, Levy pohoi se gama e raketave iraniane shtrihet në Evropë dhe se Irani nuk duhet të lejohet të arrijë fuqinë bërthamore. /aa

Exit mobile version