Ballina Sport Futboll Napoli me përmbysje triumfon ndaj Legias, Lyon fiton dhe kualifikohet tutje

Napoli me përmbysje triumfon ndaj Legias, Lyon fiton dhe kualifikohet tutje

Napoli ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te klubi polak, Legia e Varshavës, duke arkëtuar pikët e plota me rezultat 1 – 4.

“Napolitanët” ishin më të mirë sidomos në pjesën e dytë, ku shënoi plotë katër herë, shkruan lajmi.net.

Legia kaloi fillimisht në epërsi me anë të Emrelit pas 10 minutave lojë, që u asistua nga Mladenovic (10′), rezultat edhe me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Por, në pjesën e dytë, Napoli arriti të shënoi plotë tre herë që të arkëtoi pikët e plota. Fillimisht, Zielinski u tregua i saktë nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin.

Ndërsa, Dries Mertes vendosi Napolin në epërsi duke shënuar nga penalltia (75′) dhe katër minuta më vonë, Hirving Lozano dyfishoi epërsinë e “Napolitanëve” (79′).

Fitoren e italianëve e vulosi i inkuadruari Onas me një supergol (90+1).

Me këtë fitore, Napoli merr kreun me shtatë pikë, derisa Legia renditët e dyta me gjashtë sosh.

Ndërkohë, Lyon me fitore ndaj Sparta Praga është kualifikuar zyrtarisht në fazën e eliminimit direkt (3-0).

Skuadra franceze shënoi tre herë në pjesën e dytë për të siguruar fitoren. Ishte Slimani që realizoi dy herë brenda dy minutave (61′, 63′), kurse golin vendimtar e konkretizoi Toko Ekambi (90+2).

Ndërkohë, ylli shqiptar Xherdan Shaqiri ishte nga minuta e parë, ku luajti si mesfushor ofensivë për herë të parë te klubi francez.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve.

Exit mobile version