Ndalet Real Madridi, nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Osasunës

Gjiganti spanjoll është ndalur në shtëpi nga Osasuna.

Ndeshja mes Real Madridit dhe Osasunës ka përfunduar baras 0-0, shkruan lajmi.net.

‘Madrilenët’ ishin më kërkues që nga fillimi në tentim të gjejnë golin e epërsisë.

Vendasit kishin posedimin e topit, dhe më shumë raste shënimi por pa arritur t’i konkretizojnë.

Në anën tjetër Osasuna më shumë mundohej të sulmonte me anë të kundërsulmeve.

Edhe pjesa e dytë ishte pothuajse e njëjtë, me “Los Blancos” që ishin shumë më kërkues.

Rastin më të mirë në ndeshjet e pati Karim Benzema në min e 62′ por që u tregua i pasaktë para portës, kështu ndeshja u mbyll me rezultat 0-0.

Me këtë barazim Reali momentalisht prin në tabel me 21 pikë, ndërsa Osasuna është e gjashta me 15 pikë të grumbulluara.