Ndryshime drastike në formatin e ri të Ligës së Kampionëve, klubet e Premierligës kualifikohen edhe me pozitat gjashtë dhe shtatë

Lajmet që Liga e Kampionëve do ndryshojë në vitin 2024 ishte lajm i humbur shkaku i Superligës Evropiane.

Pas lajmeve të shumta për Superligën Evropiane, askush nuk i dha vëmendje njoftimit të UEFA-s, përcjellë lajmi.net.

Pra, si do funksionojë Liga e Kampionëve në vitin 2024?

Numri i skuadrave do rritet nga 32 në 36. Ndryshim i vogël ku do shtohen katër skuadra.

Një tifoz në Reddit ka shpjeguar si 36 skuadrat do kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Shpjegohet si Tottenham dhe Arsenal mund të kualifikohen duke përfunduar në pozitat gjashtë dhe shtatë me faktin se janë ‘klube me koeficient të lartë gjatë pesë viteve të fundit që nuk janë kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, por ose janë kualifikuar në fazën kualifikuese të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës ose Ligës së Konferencave’.

Kjo nuk do jetë përfundimi i garës për top katër në Angli sepse çdo klub i madh që përfundon në pozitat pesë, gjashtë dhe shtatë do të dojë të kualifikohet me çdo kusht në Ligën e Kampionëve.

Cili është formati për pjesën tjetër të garës kur të jenë të kualifikuar 36 skuadra?

Tradita e fazës së grupeve nuk do zgjat, do zëvendësohet nga liga me 36 skuadra. Çdo klub do zhvillojë 10 ndeshje ndaj 10 kundërshtarëve të ndryshëm (pesë ndeshje në shtëpi, pesë si mysafirë).

Top tetë skuadrat do kualifikohen automatikisht për fazën e eliminimit direkt, derisa skuadrat që janë nga vendi i nëntë deri në 24-të do zhvillojnë dy ndeshje për të siguruar tetë vendet e tjera.

Faza e eliminimit direkt nuk do ndryshojë aspak, pra nga dy ndeshje.

Ndryshime të njëjta do vendosen në Evropa Ligë (8 ndeshje për secilën skuadër) dhe në Ligën e Konferencave (6 ndeshje për secilën skuadër).