Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Në Gaza gjenden mbetjet e 55 anëtarëve të një familjeje, gati tre...

Në Gaza gjenden mbetjet e 55 anëtarëve të një familjeje, gati tre vjet pas sulmit izraelit

Ekipet e kërkim-shpëtimit në Gaza kanë nxjerrë nga rrënojat mbetjet mortore të 55 personave, gati tre vjet pasi një sulm izraelit goditi shtëpinë e familjes Malka.

Viktimat, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje, ndodheshin në shtëpinë e tyre në nëntor të vitit 2023, kur ajo u godit nga forcat izraelite.

Mbetjet e tyre u gjetën nën rrënoja pas përpjekjeve të ekipeve për të kërkuar viktimat e mbetura në ndërtesat e shkatërruara.

Familja Malka është një nga familjet në Gaza që ka humbur shumë prej anëtarëve të saj gjatë luftës, ndërsa mijëra trupa vazhdojnë të mbeten nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara. /mesazhi

Exit mobile version