Ballina Auto Në Gjermani, një grua 91-vjeçare tentoi të futej me një biçikletë me...

Në Gjermani, një grua 91-vjeçare tentoi të futej me një biçikletë me tri rrota në autostradë

Të shtunën pasdite, një grua 91-vjeçare u përpoq të ngiste një biçikletë me tri rrota në një autostradë pranë Erkheim të Gjermanisë.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, një shofere ka reaguar drejt dhe me siguri i ka shpëtuar jetën 91-vjeçares.

Sipas policisë, 91-vjeçarja ka dashur të futet në autostradën drejt Lindau me biçikletën e saj me tre rrota rreth orës 15.00.

Një shofere e ka vënë re 91-vjeçaren në korsinë e pjerrët, e ka ndaluar dhe e ka penguar të vazhdojë.

Menjëherë pas kësaj, një patrullë policie ka marrë në mbajtje të sigurt 91-vjeçaren dhe ia ka dorëzuar familjarëve të saj.

Sipas policisë, gruaja vuan nga demenca.

Exit mobile version