Ballina Lajmet Kosovë Në Gllarevë të Klinës një person goditet nga kamioni, vdes në vend

Në Gllarevë të Klinës një person goditet nga kamioni, vdes në vend

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një kamion në fshatin Gllarevë të Klinës.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

Ai ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 08:50, teksa viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 08:50. Në aksident kanë qenë të përfshirë një kamion dhe një këmbësor viktimë. Si pasojë e aksidentit, viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, teksa këtë e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor.  Me rastin janë duke u marrë njësitë rajonale të trafikut, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori”, ka bërë të ditur Rugova.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë bërë të ditura. 

Exit mobile version