Në lumin Kongo zhduken 180 persona si pasojë e fundosjes së një varke peshkimi

Në lumin Kongo në provincën e Ekuadorit të Republikës Demokratike të Kongos (KDC) 180 persona janë zhdukur si pasojë e fundosjes së një varke peshkimi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Komisioneri i lumenjve të kryeqytetit të provincës Mbandaka, Competent Mboyo, tha se anija e vjetër e peshkimit me rreth 600 persona u fundos të hënën në mbrëmje në lumin Kongo për shkak të mbingarkesës.

Duke theksuar se shumë të mbijetuar u shpëtuan nga Garda për Mbrojtjen e Mjedisit të Institutit të Konservimit të Natyrës së Kongos (ICCN), Mboyo tha se 180 njerëz janë të zhdukur.

Në mesin e viktimave të shpëtuar kishte shumë të plagosur.

Aksidente të tilla shkaktohen nga mungesa e mosmirëmbajtjes së anijeve dhe ngarkesave të tyre mbajtëse mbi kapacitetin e tyre, veçanërisht në periudhën e reshjeve të dendura sezonale. /aa