Në Nigeri jetojnë 3,2 milionë persona të zhvendosur

Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se Nigeria është shtëpia e rreth 3,2 milionë personave të zhvendosur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, përfaqësuesi nigerian i Komisionerit të Lartë të OKB-së për Refugjatët (UNHCR), John McKissick, theksoi numrin në rritje të personave të zhvendosur brenda vendit në Nigeri.

McKissick theksoi se Nigeria është vendi ku qëndrojnë 3,2 milionë persona të zhvendosur, nga të cilët 82 mijë janë refugjatë.

Ai theksoi se refugjatët në Nigeri vijnë nga 34 vende dhe se 94 për qind e tyre janë nga Kameruni.

“Në Nigeri janë pritur mirë në 25 shtete federale dhe kanë qasje në shkolla, objekte të kujdesit shëndetësor parësor, mundësi profesionale dhe mundësi të tjera për të jetuar në komunitetet e tyre”, tha McKissick.

Duke kujtuar se në botë ka më shumë se 100 milionë njerëz të zhvendosur, McKissick theksoi se të gjithë refugjatëve duhet t’u mundësohet të kërkojnë siguri, pavarësisht se kush janë dhe nga vijnë.