Turqia sot shënon 1 vjetorin e tentimit të grusht shtetit, i cili ndodhi më 15 korrik të vitit 2016.
Autoritetet turke akuzojnë klerikun Fetulla Gylen dhe organizatën e tij FETO, si organizatorë të këtij grusht shteti.
Përveç në Turqi aktivitete në kujtim të kësaj date, janë shënuar edhe në Kosovë. Në qytetin e Prizrenit mbrëmë është kënduar Kuran në kujtim të 15 korrikut e po ashtu edhe një marsh i qytetarëve në qytet.
Ndërsa, për sot (e shtunë), është paralajmëruar mbajtja e një marshi të qytetarëve edhe në Prishtinë.
Me anë të njoftimit në rrjetet sociale marshi “Solidarizim për Demokracinë”, do të mbahet në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ duke filluar nga ora 17:00.