Ballina Arritje Teknologji Nëse keni hasur probleme me VPN që prej muajit Prill, përditësimi i...

Nëse keni hasur probleme me VPN që prej muajit Prill, përditësimi i radhës në Windows ju jep zgjidhje

Ditën e Marte Microsoft nisi përditësimet e muajit Maj dhe në mesin e risive që sjellin është edhe adresimi i problemit me lidhjet VPN.

Përdoruesit e Windows u ballafaquan me probleme lidhjeje me VPN-në pas një përditësimi dërguar nga Microsoft në Prill dhe tashmë përdorimi i radhës i muajit vjen për të zhbërë gabimin e kompanisë.

Ditën e Marte Microsoft nisi përditësimet e muajit Maj dhe në mesin e risive që sjellin është edhe adresimi i problemit me lidhjet VPN.

Problemet me VPN u shfaqen për përdoruesit e Windows muajin e kaluar pas instalimit të përditësimit të muajit Prill. U prekën të gjitha versionet e Windows, përfshirë Windows 10-ën dhe 11-tën dhe Windows Server 2008 e në vijim.

Microsoft tha se po përpiqet ti japë një zgjidhje dhe një përditësim do të dërgohej së shpejti. E vetmja zgjidhje ishte heqja e përditësimit problematik.

Por tani me përditësimin e muajit Maj i cili është KB5037771 ose KB5037770 për Windows 11 ose KB5037768 për Windows 10-ën, problemi duket të jetë zgjidhur.

Në të kaluarën Microsoft është kritikuar për mos testimin apo vlerësimin e duhur të përditësimeve përpara lançimit për publikun. Megjithatë Microsoft ka një sfidë të madhe përpara duke qenë se secili përdorues ka ambient ndryshe Windows unik në vetvete.

Exit mobile version