Nëse ndiheni shumë të etur, trupi po përpiqet t’ju tregojë një nga këto sëmundje

Është normale të ndjeheni të etur gjatë ditëve të nxehta të verës apo pasi keni bërë ushtrime fizike. Por nëse jeni vazhdimisht të etur tregon se diçka nuk po shkon si duhet me trupin tuaj.

Nëse ndiheni të etur më shpesh se vazhdimisht, ja se cilat mund të jenë shkaqet:

-Për arsyen e thjeshtë se ju nuk po konsumoni mjaftueshëm ujë apo lëngje dhe jeni të dehidratuar;

-Konsumoni vazhdimisht ushqime me përmbajtje të lartë kripe;

-Ju mund të jeni duke pirë ilaçe që ju shkaktojnë tharje të gojës;

-Keni diabet: Diabeti e pengon trupin të tresë dhe të depozitojë sheqerin, dhe si pasojë rritet niveli i tij në gjak dhe në urinë. Pasoja kryesore e kësaj gjëje është urinimi i shpeshtë, pasi kjo është mënyra natyrale e trupit për të larguar sheqerin e tepërt. Tregoni kujdes pasi urinimi i shpeshtë dhe etja janë shenja të diabetit, për këtë arsye këshillohet të konsultoheni me mjekun.

-Mund të vuani nga sëmundjet autoimune: Disa sëmundje autoimune shkaktojnë tharje të syve dhe gojës dhe ju lënë me ndjesinë e të qënurit i etur. Mjekët thonë se nëse ndjeni etje dhe nuk pini asnjë ilaç që mund të jetë shkaktar i saj, ju mund të jeni duke vuajtur nga sindroma e Sjogrenit, që është një sëmundje autoimune që prek mëmbranën e mukozës.

-Vuani nga diabeti insipidus: Diabeti indipidus është një gjendje shumë e rrallë shëndetësore që shkaktohet nga një çrregullim i balancës së hormoneve dhe prek aftësimë e metabolizmit për të përpunuar ujin dhe kripën dhe shkakton etje ekstreme. Njerëzit me këtë sëmundje urinojnë gjatë gjithë kohës edhe kur nuk kanë sasi të tepërt uji në organizëm, kjo shkakton dehidratim tek ta.

-Anemia: Anemia do të thotë se trupi juaj nuk ka mjaftueshëm qeliza të kuqe të shëndetshme të gjakut. Ka shumë gjëra që mund ta shkaktojnë atë, duke përfshirë sëmundjet, një dietë të varfër ose gjakderdhje të rëndë. Anemia e lehtë ndoshta nuk do t’ju bëjë të keni etje, por mund ta gjeni veten duke kërkuar më shumë ujë nëse gjendja bëhet e rëndë.

-Hiperkalcemia

Hiperkalcemia do të thotë se nivelet e kalciumit në gjakun tuaj janë mbi normale. Shkaktarët përfshijnë gjëndrat paratiroide tepër aktive (hiperparatiroidizmi), një sëmundje tjetër (tuberkulozi, sarkoidoza) dhe madje edhe kanceri (mushkëri, gji, veshka, mieloma e shumëfishtë)./ WebMD