Ballina Arritje Shkencë Nëse shpërthen ky vullkan, dy të tretat e kontinentit amerikan bëhen të...

Nëse shpërthen ky vullkan, dy të tretat e kontinentit amerikan bëhen të pabanueshme (Foto)

Vullkani gjigant Yellowstone në afërsi të parkut nacional Yellowstone në Wyoming do të mund të shpërthente në të ardhmen e afërt. Nëse kjo ndodhë, ekziston frika se dy të tretat e territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të mund të mbesin të pabanueshme.

Për shkak të gazrave helmuese miliona amerikanë do të janë të detyruar të lëshojnë shtëpitë e tyre.

Ditë më parë, gazeta britanike Daily Mail shkroi se në qendër të vullkanit më të madh në botë, i cili shtrihet në 2.395 kilometra, po shënohet aktivitet. Gjatë tri vjetëve të fundit është vërejtur se fundi i tij po ngjitet për 7.6 centimetra në vit. Kjo është ngritja më e shpejtë e fundit të këtij vullkani që nga viti 1923.

Vlerësohet se shpërthimi i tij do të mund të jetë mijëra herë më i fuqishëm se shpërthimi i vullkanit St. Helen më 1980. Pluhuri vullkanik do të mbulonte 1.600 kilometra katrorë dhe do të linte shtresa prej 304 centimetrash në tokë.

Pos kësaj, efektet e këtij shpërthimi do të mund të ishin shumë të fuqishëm se shpërthimi i vullkanit në Islandë.

Gjatë 2.1 milionë viteve të fundit Yellowstone ka shpërthyer tri herë. Herën e fundit kjo ka ndodhë para 600.000 vjetëve, e ekspertët janë të bindur se shpërthimi i katërt do të mund të ndodhte së shpejti.

Exit mobile version