Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli po punon në bashkëpunim të plotë me SHBA-në për strategjinë ndaj Gazës. Ai paralajmëroi se “dyert e ferrit do të hapen” nëse Hamas nuk liron të gjithë pengjet.
Duke përsëritur fjalët e presidentit amerikan Donald Trump, Netanyahu e quajti një “vizion të guximshëm” propozimin e Trump për të spastruar etnikisht Gazën dhe për ta rindërtuar si “Riviera e Lindjes së Mesme”. Ai tha se ka diskutuar me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, për ta bërë këtë realitet.
Deklaratat e Trump dhe Netanyahu kanë ngjallur polemika, veçanërisht për idenë e zhvendosjes së palestinezëve në Jordan dhe Egjipt.