Ballina Lajmet Rajon dhe Botë “Newtoni nga Gaza” ndriçon kampin e refugjatëve me energji elektrike që prodhon...

“Newtoni nga Gaza” ndriçon kampin e refugjatëve me energji elektrike që prodhon me mullirin e erës

Hussam al-Attar

Në Rripin e Gazës, ku ka një ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të sulmeve të vazhdueshme të Izraelit për rreth 5 muaj, Hussam al-Attar me nofkën “Newtoni nga Gaza”, në kampin e refugjatëve ku ai jeton siguron energji elektrike me mullirin e erës që ka bërë me dorë, raporton Anadolu.

15-vjeçari Attar, i cili u zhvendos nga qyteti Beit Lahiya në veri të Gazës për shkak të sulmeve të ushtrisë izraelite dhe erdhi në qytetin Rafah në jug, ndriçon kampin e refugjatëve ku jeton me familjen e tij. Ai prodhon energji elektrike me mullinjtë e erës që i ka bërë duke përdorur helikat e vjetra.

– “Më thërrasin “Newtoni nga Gaza”

Duke folur për Anadolu, Attar tha: “Ata që jetojnë në kampin e refugjatëve më quajnë “Newtoni nga Gaza” për shkak të rolit që luajta në ndriçimin e kampit”.

Al-Attar, i cili jeton në një kamp refugjatësh në Rafah, afër kufirit me Egjiptin tha: “20 ditë pas mbërritjes sonë në Rafah u ndërpre energjia elektrike dhe nuk kishte asnjë burim energjie për të ndriçuar tendat e të zhvendosurve, kështu që mendova të ndërtoj një mulli me erë që do të ndriçonte errësirën e kampit”.

Newtoni nga Gaza tha: “Mendova se si mund ta ndriçoja këtë vend dhe instalova një ventilator për të kthyer energjinë kinetike që rezulton nga forca e erës në energji elektrike”. Attar tha se në fillim përpjekjet e tij për ndriçim nuk ishin të suksesshme, por ai arriti sukses pasi u përpoq disa herë.

– “Kur shpejtësia e erës zvogëlohet, bie errësira në kamp”.

“Meqenëse mulliri i erës punon kur fryn era, unë mund ta ndriçoj vendin me ndërprerje. Kur shpejtësia e erës zvogëlohet, në kamp bie errësira”, tha Al-Attar. Për të zhvilluar projektin e tij, Al-Attar shpreson të gjejë materialet e nevojshme, veçanërisht bateritë, për të ruajtur energjinë dhe për ta përdorur atë më vonë kur era nuk është e fortë.

Ai thotë se bateritë që i nevojiten nuk janë të disponueshme në Rafah. Al-Attar është i vendosur të vazhdojë të zhvillojë iniciativën e tij, edhe pse puna e projektit të tij aktualisht është e kufizuar në kohën kur era fryn fort.

“Newtoni nga Gaza” tha se ishte jashtëzakonisht i lumtur që ishte në gjendje të ndriçonte çadrat e familjes dhe fqinjëve të tij për të lehtësuar dhimbjen e shpërnguljes dhe sulmeve izraelite. Ai thekson se kishte bërë shpikje para sulmeve të Izraelit. Al-Attar tha se ai bëri një dritë nënujore, një mekanizëm që mbyll automatikisht dyert dhe një ventilator ftohës në muajt e verës.

– Qindra mijëra palestinezë të zhvendosur me forcë nga Izraeli përpiqen të mbijetojnë në Rafah

Qyteti Rafah njihet si qyteti me popullsinë më të dendur në Rripin e Gazës, me popullsinë e tij në rritje nga 300 mijë në 1.4 milionë pasi ushtria izraelite i detyroi banorët e Gazës të zhvendosen.

Që nga 7 tetori 2023 kur Izraeli nisi sulmet e tij të dhunshme në Rripin e Gazës, të cilin e ka rrethuar për 17 vjet, Izraeli ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, karburant dhe ujë, duke përkeqësuar kushtet e vështira në të cilat 2.3 milionë palestinezë luftojnë për të mbijetuar.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, 28.663 palestinezë, përfshirë të paktën 12.300 fëmijë dhe 8.400 gra, u vranë dhe 68.395 njerëz u plagosën. Ndërkohë raportohet se ka ende mijëra të vdekur nën rrënoja, infrastruktura civile po shkatërrohet gjithashtu duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit ishin strehuar.

Exit mobile version