Nga Besa tek Porto, Gentrit Salihu kalon tek gjiganti portugez

Mesfushori 18-vjeçar, Gentrit Salihu i është bashkuar gjigantit portugez, Porto.

Futbollisti i talentuar kosovar sot e ka kompletuar zyrtarisht transferimin tek skuadra e Portos.

Mesfushori defanziv deri tash ishte pjesë e Besës së Pejës, kurse tash karrierën do ta vazhdojë te skuadra gjigante portugeze, Porto.

Salihu fillimisht do të jetë pjesë e skuadrës U19, dhe sezonin tjetër mund të inkuadrohet në skuadrën e parë të seniorëve.