Ballina Lajmet Nga ndryshimi i orës policore dhe vaksinimi i detyrueshëm për tre kategori...

Nga ndryshimi i orës policore dhe vaksinimi i detyrueshëm për tre kategori – disa nga masat e reja kundër COVID-19 që hyjnë sot në fuqi në Shqipëri

Nga kjo e mërkurë hyjnë në fuqi dhe masat e reja të vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve për të frenuar përhapjen e pandemisë COVID-19.

Pra nga sot, ndryshon ora policore nga 00:00 – 06:00 do të bëhet në 23:00 – 6:00.

Në mbledhjen e fundit të ekspertëve, u vendos që qytetarët që do të hyjnë në Shqipëri, nga të gjitha pikat kufitare, duhet të paraqesin pasaportën e vaksinimit, testin PCR negative brenda 72 orëve ose të provojnë që e kanë kaluar sëmundjen 6 muajt e fundit.

Gjithashtu, u vendos vaksinimi i detyrueshëm për tre kategori: personelin shëndetësor, mësuesit dhe studentët.

Duke filluar nga data 6 shtator, qytetarët të cilët hyjnë në Shqipëri nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:
– Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë;
– Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve; dhe
– Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Këto rregulla janë të vlefshme edhe për ata qytetarë të cilët kalojnë tranzit në Shqipëri. Fëmijët deri në 6 vjeç nuk i nënshtrohen këtyre rregullave.

Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipërcituara, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit në vlerësim të përgjegjshmërisë qytetare për mbrojtjen e shëndetit publik ka vendosur rekomandimin e vendosjes së vaksinimit të detyruar për grupet më të riskuara nga marrja dhe sidomos nga shpërndarja e infeksionit, duke filluar me stafet mjekësore, me arsimtarët dhe me studentët. /BW/

Exit mobile version