Ballina Arritje Teknologji Nga sot rrjeti social Twitter ka një drejtues të ri në vend...

Nga sot rrjeti social Twitter ka një drejtues të ri në vend të Musk

Elon Musk njoftoi më 12 Maj se pasardhësja e tij do të merrte drejtimin brenda 6 javësh por data e saj e fillimisht duket të jetë afruar.

Linda Yaccarino, shefja e re e medias social Twitter, mori rolin e saj më të mirë më herët sesa ishte menduar.

Yaccarino në të kaluarën ka drejtuar divizionin e reklamimit pranë NBCUniversal ndërsa tani i është bashkuar Twitter pak ditë pasi humbi një tjetër ekzekutiv në departamentin e besueshmërisë dhe sigurisë.

Elon Musk njoftoi më 12 Maj se pasardhësja e tij do të merrte drejtimin brenda 6 javësh por data e saj e fillimisht duket të jetë afruar.

Twitter njoftoi se ka rekrutuar edhe Joe Benarroch nga NBCUniversal. Ky i fundit ka qenë zëvendës president i komunikimit, reklamimit dhe bashkëpunimeve në gjigantin e medias.

Prej disa vitesh ai kishte punuar edhe tek Meta, kompania pas Facebook dhe Instagram. Në Twitter ai do të përqendrohet tek operacionet e biznesit. Musk ka thënë se planifikon të qëndrojë i përfshirë me kompaninë.

Pronari miliarder i Twitter vitin e kaluar premtoi të jepte dorëheqjen si ekzekutiv derisa të gjente një zëvendësues. Vendimi erdhi pasi Musk ju kërkoi njerëzve të votojnë nëse duhet të japë dorëheqjen dhe 57.5 përqind thanë “Po.”

60 vjeçarja Yaccarino do të mbikëqyrë operacionet e biznesit të platformës e cila ka pasur probleme të gjenerojë të ardhura dhe fitime.

Exit mobile version