Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Nigeri, qindra të arratisur në një sulm të armatosur në burg

Nigeri, qindra të arratisur në një sulm të armatosur në burg

Qindra të burgosur janë arratisur si pasojë e një sulmi të armatosur në burgun në shtetin Oyo të Nigerisë, njoftuan autoritetet, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit të Burgjeve të Nigerisë në Oyo, Lanrewaju Anjorin, tha në një deklaratë për shtypin se 837 të burgosur u arratisën në një sulm nga persona të armatosur të paidentifikuar dy netë më parë në burgun në rrethin Abolongo në Oyo.

Ai tha se 262 të burgosur u kapën pas sulmit, ndërsa 575 janë ende në arrati dhe po punohet për kapjen e tyre.

Anjorin deklaroi se shumë njerëz u plagosën në sulm.

240 të burgosur ishin arratisur në një sulm nga persona të armatosur në një burg në shtetin Kogi të Nigerisë më 13 shtator. /aa

Exit mobile version