Nisin protestat për Ballist Morinën: “Ktheni heroin në shtëpinë e vet”

Ka nisur para kryeministrisë, protesta kundër ekstradimit të Ismail Morinës në Serbi.

Protestuesit kanë dalë me brohoritje para Kryeministrisë duke mbajtur një banderolë të madhe në të cilën shkruhet: “Në keni moral e në jeni shtet, ktheni heroin në shtëpinë e vet”.

Të pyetur nga gazetarët ata kërkojnë nga autoritet që mos ta lënë Morinën të bijërë në duart e serbëve.