Ballina Lajmet Kosovë Një 18 vjeçar humbë jetën në aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, policia jep...

Një 18 vjeçar humbë jetën në aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, policia jep detajet

Nga aksidenti i ndodhur në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ka mbetur i vdekur një person i moshës 18 vjeçare dhe janë lënduar dy të tjerë.

Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë për “Indeksonline” se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.

Borovci ka bërë të ditur se në aksidentin e ndodhur në fshatin Llapnasellë, viktima që ka humbur jetën është A.V.

“Rreth orës 01:30 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj saktësisht në fshatin Llapnasellë ka ndodhur një aksident trafiku ku ka humbur jetën një person dhe janë lënduar dy të tjerë. Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë e tipit MBË e cila ka humbur kontrollin dhe është përplasur në një dyqan. Trupi i pajetë i viktimës V.A 18 vjeç është dërguar për obduksion, ndërkohë që personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka bërë të ditur Borovci.

Exit mobile version