Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një adoleshent palestinez qëllohet për vdekje nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Një adoleshent palestinez qëllohet për vdekje nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Dëshmori 17 vjeçar Moamen Yassin Jaber

Vdekja e re vjen vetëm disa orë pasi forcat izraelite në një bastisje në qytetin Nablus më herët vranë tre palestinezë, përfshirë aktivistin Ibrahim al-Nabulsi

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ka bërë të ditur se një adoleshent palestinez është qëlluar për vdekje nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze tha se 17-vjeçari Moamen Yassin Jaber u qëllua në gjoks nga forcat izraelite në qytetin Hebron dhe ndërroi jetë nga plagët e marra.

Vdekja e re vjen vetëm disa orë pasi forcat izraelite në një bastisje në qytetin Nablus më herët vranë tre palestinezë, përfshirë aktivistin Ibrahim al-Nabulsi.

Sot, palestinezët organizuan tubime në Bregun Perëndimor të pushtuar për të protestuar kundër vrasjeve nga forcat izraelite.

Të paktën 45 palestinezë u vranë javën e kaluar në tre ditët e sulmeve ajrore izraelite në Rripin e Gazës. Sulmet u ndalën të dielën nën një armëpushim të ndërmjetësuar nga Egjipti. /aa

Exit mobile version