Një fëmijë ka rënë dëshmor mbrëmjen e së dielës si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga forcat izraelite në juglindje të qytetit të Gazës.
Burime mjekësore njoftuan se fëmija Muhamed Al-Serhi (16 vjeç) u qëllua për vdekje nga ushtria izraelite pranë Xhamisë Salahuddin në lagjen Al-Zeitun, në juglindje të Gazës. Me këtë rast, numri i të vrarëve që nga orët e mëngjesit është rritur në katër persona.
Me vdekjen e këtyre katër qytetarëve, numri i përgjithshëm i dëshmorëve që nga marrëveshja e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar ka arritur në 580, ndërsa numri i të plagosurve në 1.544. Deri më tani janë nxjerrë nga rrënojat 717 trupa. /mesazhi
