Ballina Lajmet Kosovë Një i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Një i lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në rrugën Ferizaj-Prishtinë

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Ferizaj-Prishtinë.

Lajmin ka konfirmuar, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 06:40kemi pranuar informatën se në rrugën Ferizaj-Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete. Bazuar në të dhënat e deritanishme si pasojë e aksidentit është lënduar një person”, tha Ahmeti.

Exit mobile version