Një i ri palestinez u vra dhe vëllai i tij u plagos rëndë të shtunën në mbrëmje pasi u qëlluan me armë zjarri nga kolonë izraelitë në zonën Masafer Yatta, në jug të Hebron.
Sipas aktivistit kundër vendbanimeve, Osama Makhmara, dhe burimeve mjekësore, viktima është Amir Mohammed Shnaran, 27 vjeç, i cili u qëllua për vdekje nga kolonë të ardhur nga vendbanimi Susiya, i ndërtuar mbi toka palestineze.
Vëllai i tij, Khaled Shnaran (33 vjeç), u plagos rëndë nga të shtënat, ndërsa ndodheshin pranë shtëpisë së tyre në zonën Khirbet Wadi al‑Rakhim.
Gjatë incidentit u plagosën edhe disa anëtarë të familjes së viktimës. Babai i të ndjerit pësoi plagë dhe mavijosje në kokë, ndërsa tezja e tij Aziza Musa theu këmbën. Gjithashtu u plagosën xhaxhai i tij Hassan, si dhe kushërinjtë Zakaria dhe Harith Ihsan. Disa banorë të tjerë morën plagë dhe mavijosje teksa përpiqeshin të ndalonin kolonët.
Sipas të dhënave të Komisioni për Rezistencën ndaj Murit dhe Vendbanimeve, me vrasjen e Shnaranit numri i palestinezëve të vrarë nga të shtënat e kolonëve që nga fillimi i këtij viti ka arritur në katër. Ndërsa që nga Sulmet e 7 tetorit 2023, numri i palestinezëve të vrarë nga kolonët në Bregun Perëndimor ka arritur në 40, në një kohë kur janë shtuar sulmet ndaj fshatrave dhe komuniteteve palestineze në këtë zonë. /mesazhi
