Një person u vra dhe disa të tjerë u plagosën nga sulmet e grupit terrorist YPG/SDF në provincën verilindore siriane Hasakah të hënën, njoftuan mediat siriane, transmeton Anadolu.
Sulmi kishte në shënjestër fshatin al-Safa në zonën rurale të Hasakah, raportoi Agjencia Arabe Siriane e Lajmeve (SANA).
Televizioni Alikhbaria raportoi për një lëvizje të madhe zhvendosjeje nga fshati pas sulmit.
Sulmi ndodhi pavarësisht zgjatjes me 15 ditë të armëpushimit ndërmjet qeverisë siriane dhe SDF-së.
