Një kompani startup suedeze dëshiron të ofrojë makina të vogla që pritet të kushtojnë 11,000 dollarë

Një kompani startup suedeze dëshiron të jetë një Ikea e makinave elektrike me makina të vogla që pritet të kushtojnë 11,000 dollarë.

Sipas mediave të huaja,

Startup-i suedez po kërkon të ofrojë për klientët automjete të vogla elektrike urbane që janë më të “përshtatshme për planetin” dhe kontribuojnë më pak në “mbipopullim” sesa modelet e zhurmshme.

Çfarë e bën Luvly O të ndryshëm nga EV-të e tjerë të vegjël?

Ideja është që të paketohen pjesët e secilës makinë – dhe më pas të montohen ato në “mikrofabrika” afër klientëve, duke ulur emetimet dhe kostot e transportit.

Luvly u themelua në vitin 2015 dhe O është modeli i parë i saj i cili do të nisë në gjysmën e dytë të 2023, thotë Luvly.

“Luvly u themelua në besimin se aspektet negative të makinave – dëmtimi mjedisor, kostoja, rreziku për këmbësorët dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, joefikasiteti i hapësirës – mund të zbuten duke kombinuar zgjidhjet moderne teknologjike me dizajnin futurist”, ka thënë Håkan Lutz, CEO dhe themelues i Luvly.

Makina do të kushtojë rreth 10,000 euro, ekuivalente me afërsisht 10,700 dollarë.

Do të ketë një shpejtësi maksimale prej afërsisht 90 km/h, kështu që do të funksionojë edhe për autostradë.

Megjithatë, më mirë t’i bëni rrugëtimet të shkurtra, sepse Luvly O do të ofrojë vetëm rreth 100 kilometra distancë me një karikim.

Bateritë e saj janë “të lëvizshme”, që do të thotë se pronarët mund t’i ndërrojnë ato plotësisht të ngarkuara në vend që të presin në një stacion karikimi.