“Një milion fëmijë afganë rrezikohen të vdesin nga kequshqyerja nëse nuk ndërmerren veprime urgjente”

David Beasley

Drejtori ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit (WFP) të Kombeve të Bashkuara (OKB), David Beasley, tha se uria ka arritur nivele rekorde në Afganistan dhe bëri thirrje për ndihmë urgjente ndërkombëtare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Beasley, drejtori ekzekutiv i WFP-së, një nga agjencitë e OKB-së me seli në Romë, tërhoqi vëmendjen për rritjen e krizës së urisë në Afganistan në një postim në llogarinë e tij në Twitter.

“Një numër rekord afganësh janë të uritur. Aktualisht, një milion fëmijë rrezikohen të vdesin nga kequshqyerja nëse nuk ndërmerren veprime urgjente. Do të jetë katastrofike nëse ndihma ndërkombëtare nuk arrin së shpejti. Kjo është një luftë kundër urisë”, tha Beasley.

Përfaqësuesja e WFP-së për Afganistanin, Mary Ellen McGroarty, më parë ka deklaruar se kriza humanitare në vend “po përshkallëzohet me një shpejtësi të pabesueshme”. /aa