Ballina Auto Një motoçikletë elektrike përshkoi një distancë rekord me një karikim të vetëm...

Një motoçikletë elektrike përshkoi një distancë rekord me një karikim të vetëm të baterisë

Kompania Verge Motorcycles ka vendosur një rekord botëror Guinness për udhëtimin më të gjatë me një motor elektrik me një ngarkesë të vetme të baterisë.

Modeli TS Pro ka kaluar 193 milje, ose 310.6 kilometra, gjatë 16 orëve të vozitjes në Londër, duke vendosur një rekord të ri.

Disa mund të thonë se shpejtësia mesatare prej 19.3 km/h nuk është shumë, por duhet marrë parasysh se bëhet fjalë për rrugët e Londrës me shumë trafiku dhe këmbësorë.

Ajo që e bën këtë rekord edhe më mbresëlënës është fakti se motori kishte ende 7 për qind të kapacitetit të baterisë së tij 20.2 kWh, që do të thotë se ndoshta mund të kishte kaluar edhe më shumë se 320 kilometra nëse nuk do të ishte ndaluar për të “siguruar besueshmërinë e të dhënave”.

Modeli Pro vjen me një motor elektrik të lidhur me rrotën e pasme, i cili prodhon 139 kuajfuqi dhe deri në 1.000 Nm moment kthimi.

Për t’u përshpejtuar nga 0 deri në 100 km/h, nevojiten vetëm 3.5 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale arrin deri në 200 km/h.

Exit mobile version