Ballina Lajmet Kosovë Një muaj paraburgim ndaj burrit që dyshohet se plagosi gruan e tij...

Një muaj paraburgim ndaj burrit që dyshohet se plagosi gruan e tij në Fushë-Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh I.A., i dyshuar për plagosjen e gruas së tij në Bresje të Fushë-Kosovës.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim me të cilin të dyshuarit I.A. i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate dhe e domosdoshme, sepse nëse i pandehuri gjendet në liri, i njëjti mund të ik dhe të arratiset, kjo për faktin se për këtë vepër penale për të cilën dyshohet i pandehuri, dënimi i paraparë përfshinë dënim me burgim afat gjatë, ekziston edhe rreziku i ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë për ndryshimin e provave, si dhe përsëritja e veprave penale, andaj masa e paraburgimit është e vetmja masë për rrjedhën e pa penguar të procedurës në këtë çështje penale”, ka njoftuar Gjykata.

I dyshuari I.A, në mëngjesin e 6 gushtit 2024 u ndalua nën dyshimin për “Vrasje të rëndë në tentativë” ndaj bashkëshortes së tij në Bresje të Fushë-Kosovës, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Mospërfillje të gjykatës”.

Sipas Prokurorisë, ndaj I.A, më 4 gusht është ngritur aktakuzë për “Dhunë në familje” me propozimin për caktim të masës së paraburgimit, e në seancë fillestare ishte propozuar që t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak, mirëpo gjykata e ka refuzuar këtë propozim dhe ndaj tij ka caktuar masën për t’ia afruar vendit apo personit të caktuar

Exit mobile version