Ballina Lajmet Kosovë Një muaj paraburgim për dy zyrtarët korrektues që lejuan të paraburgosurin të...

Një muaj paraburgim për dy zyrtarët korrektues që lejuan të paraburgosurin të arratiset nga QKUK

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë- për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve R.Z dhe F.SH për shkak të veprës penale Lirimi i kundërligjshëm i personave të privuar nga liria nga neni 399 të Kodit Penal Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marrë aktvendim dhe të pandehurve R.Z dhe F.SH iu është caktuar masa e paraburgimit prej datës 24.05.2019 deri me datë 23.06.2019.

Gjykata ka vlerësuar se ka bazë ligjore për caktimin e paraburgimit për të pandehurit R.Z dhe F.SH, konform dispozitës se nenit 187 par. 1 pika 1.2.2, të KPPRK-së, mbështetet në faktin se procedura penale është në fazën fillestare dhe ekziston rreziku që të pandehurit do t’i asgjësojnë, fshehin, ndryshojnë apo edhe të falsifikojnë provat e veprës penale.

Po ashtu Gjykata ka konstatuar se të pandehurit po të lihen në liri apo nëse ju caktohet ndonjë masë tjetër më e butë, të njëjtit mund të ndikojnë në dëshmitarë apo edhe në bashkëkryes.

Gjykata ka konstatuar se është përmbushur edhe kriteri nga neni 187 par. 1 pika 1.2.3, të KPPRK-së. Ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit R.Z dhe F.SH, në cilësinë e zyrtarëve korrektues në Shërbimin Korrektues të Kosovës kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin e tyre zyrtar.

Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Exit mobile version