Ballina Lajmet Kosovë Një pacient me COVID-19 në gjendje kritike, 6 lirohen nga Infektiva

Një pacient me COVID-19 në gjendje kritike, 6 lirohen nga Infektiva

Në Klinikën Infektive të QKUK, sot gjenden të hospitalizuar gjithsej 62 pacientë.

Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë gjithsej 50 raste.

Tri raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19 si dhe në pritje të rezultateve janë 3 raste të reja.

Nga 50 pacientë të infektuar me Covid 19:

• 40 raste janë në gjendje stabile

• 9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

• Në mjekimin intensiv, gjendet një pacient i cili është në gjendje kritike, në ventilim mekanik dhe përkujdesje intensive.

Sot lirohen nga klinika 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.

Exit mobile version