Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Një palestinez goditet me thikë për vdekje nga një kolon izraelit në...

Një palestinez goditet me thikë për vdekje nga një kolon izraelit në Bregun Perëndimor

Një civil palestinez është goditur me thikë për vdekje nga një kolon izraelit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria palestineze e Shëndetësisë e identifikoi viktimën si Ali Hassan Harb (27 vjeç), i cili humbi jetën në qytetin Iskaka në provincën Salfit.

Ministria palestineze tha se Harb iu “dorëzua plagëve pas një goditjeje fatale me thikë në zemër nga një kolon izraelit”.

Autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ndonjë koment mbi incidentin. /aa

Exit mobile version