Ballina Arritje Teknologji Një prej emrave më të përfolur të piraterisë online të viteve 2010...

Një prej emrave më të përfolur të piraterisë online të viteve 2010 ekstradohet në SHBA pas 13 vitesh

Vendimi erdhi 6 vite pasi një gjykatë në Zelandën e Re vendosi që Dotcom duhet të ekstradohet në SHBA. Dotcom apeloi vendimin, një tjetër betejë që kulmoi me vendimin e sotëm.

Kit Dotcom, themeluesi i Megaupload dhe një prej emrave më të përfolur të piraterisë online të viteve 2010, më në fund do të ekstradohet në SHBA.

Agjencia e lajmeve Reuters raportoi se ministri i drejtësisë së Zelandës së Re ka firmosur urdhrin e ekstradimit ditën e Enjte pas 13 vitesh betejë ligjore dhe haur rrugë ballafaqimit të Dotcom me qeverinë Amerikane.

“Kam konsideruar të gjithë informacionin me kujdes dhe vendosur që Dotcom duhet të dorëzohet në SHBA për tu përballur me gjykatën atje,” tha ministri.

Vendimi erdhi 6 vite pasi një gjykatë në Zelandën e Re vendosi që Dotcom duhet të ekstradohet në SHBA. Dotcom apeloi vendimin, një tjetër betejë që kulmoi me vendimin e sotëm.

Dikur një prej 13 uebsajteve më të vizituara online, Megaupload ishte një sajt i hostimi që u përdor për mbajtjen e përmbajtjeve të piratuara.

Në fillim të 2012-ës autoritetet Amerikane akuzuan Dotcom dhe gjashtë të tjerë për shkelje të drejtave të autorit, pastrim parash dhe shpërndarje e paautorizuar e materialeve të ndryshime online.

Sipas padisë Amerikane Megaupload mendohet tu ketë kushtuar autorëve 500 milionë dollarë dëme ndërsa vetë platforma gjeneroi 175 milionë dollarë nga reklamimi dhe abonimet me pagesë.

Bastisja e vendit ku Dotcom qëndronte në Auckland në 2012-ën pushtoi titujt e lajmeve. New York Times raportonte se kur Dotcom pa policinë që kishte rrethuar shtëpinë e tij, ai u mbyll brenda.

Dotcom ka një të kaluar të errët. I lindur me emrin Kim Schmitz, i kaloi 3 muaj në burg në Mynih pasi theu kompjuterët e Pentagon dhe shikoi foto satelitore në kohë reale të pallateve të Sadam Hossein. Në 2021 u akuzua për çështjen më të madhe të “tregtimit të brendshëm” në historinë e Gjermanisë.

Ai u arratis duke i shpëtuar arrestimit në 2002 drejt Tajlandës dhe më pas mendohet të ketë shkuar në Zelandën e Re.

Exit mobile version