Një tërmet me magnitudë 6,4 ballë sipas shkallës Rihter ka goditur brigjet e Qipros.
Sipas administratës së qeverisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) në orën 04.07 (me orën e Turqisë) në brigjet jugperëndimore të Ishullit të Qipros është regjistruar një tërmet me madhësi 6,4.
Epiqendra e lëkundjeve të regjistruara të martën ishte në thellësinë 5,06 km në Mesdheun Lindor, 134 km larg bregut të nënprefekturës Anamur në provincën jugore të Mersinit.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetet Antalya, Mersin, Hatay, Adana, Isparta, Burdur dhe Konya.
Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (KKTC/RTQV), Ersin Tatar tha se në tërmetin e Mesdheut nuk është përcaktuar ndonjë dëm. /trt
