Njësia Speciale përballë veteranëve, vazhdon tentimi për t’u futur në Kuvendin e Kosovës

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës janë vazhdimisht në përballje me veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Veteranët e UÇK-së vazhdimisht janë duke tentuar që me forcë të futen në Kuvendin e Kosovës.

Ata kanë kaluar kordonin e policisë, duke u përballur kështu me njësitë e specializuara të cilët janë me helmeta e xhama mbrojtës.

Pavarësisht përballjes, veteranët po bëjnë vazhdimisht thirrje që të kenë kujdes ndaj policisë.

OVL-UÇK po vazhdojnë protestën për shkak të projektligjit për pagën minimale, ndërsa kanë deklaruar se po u japin edhe një shans zyrtarëve shtetërorë për të përmirësuar sipas tyre këtë gabim e shkelje të Kushtetutës.

Veteranët po tentojnë të hyjnë në Kuvend, ndërsa Policia e Kosovës vazhdon të jetë e vendosur aty për të parandaluar këtë.